Flash News

Ditari i Opozitës

30-vjetori i Lëvizjes Studentore, Basha zotim para të rinjve: Do kufizoj postin e kryeministrit me dy mandate

30-vjetori i Lëvizjes Studentore, Basha zotim para të rinjve: Do
Në foto: Kryetari i PD-së, Lulzim Basha

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është zotuar para të rinjve se me ardhjen në pushtet do të kufizojë postit të kryeministrit me vetëm dy mandate.

Gjatë fjalës së tij në një organizim të FRPD-së në kuadër të 30-vjetorit të Lëvizjes Studentore, Basha tha me bindje se  një politikan nuk jep dot më shumë se sa 8 vite në pushtet.

“Një njeri nuk jep dot më shumë se 8 vjet në pushtet. Pse duhet të kemi pushtetarë të përjetshëm, kur kemi të rinj e të reja shqiptare plot. Dy mandate janë mjaftueshëm për qeverisje, e më pas t’i hapet rruga rinisë. Kryeministri të mos zgjidhet në më shumë se 2 mandate. Bashkë do e largojmë të keqen. Zoti e bekoftë rininë shqiptare”, tha kryedemokrati.

Sipas Bashës, ndryshimi që të gjithë duan dhe presin do të këtë vulën dhe firmën e rinisë shqiptare, ashtu si 30 vite më parë.

“Mjafton që të kujtojmë se bashku se çarë ndodhi 30 vite më parë ë këtë vend. Ne sollëm demokracinë, lirinë e shtypit, të shprehjes së lirë, dhe po luftojmë që ta mbrojmë atë. Po luftojmë kundër përpjekjeve të vazhdueshme për ta mbyllur gojën opozitës. Ia dolëm që të ndryshonim ekonominë, nga një ekonomi e centralizuar, duke e bëre të lirë. Bëmë të mundur lëvizjen pa viza të shqiptarëve. E mbani mend dhe se sa e pamundur dukej në fillim! Shumica dërrmuese se besonin se një ditë do të udhëtonim pa viza në Europë. E di se shumë prej jush sot janë të dëshpëruar dhe mesi po prisni ndryshimin. Ky ndryshim, si 30 vite më parë, do të ketë firmën dhe vulën tuaj. Vulën dhe firmën e rinisë shqiptare.”, tha Basha.

Të fundit