Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha tregon si po e mbron Dumani Irena Gjokën: I ka hapur çështje penale pa emër

Berisha tregon si po e mbron Dumani Irena Gjokën: I ka hapur

Kryedemokrati Sali Beridsha deklaroi se SPAK ka hapur për Irena Gjokën një çështje pa emër. Sipas Berishës, kjo është një mbrojtje që Altin Dumani po i bën gjyqtares.

Kryedemokrati theksoi se ndaj Irena Gjokës rëndojnë 3 vepra penale.

“Por unë meqenëse ai sot deklaroi se po hetohet për fakte të tjera penale, ai keqpërdoret në shkallë ekstreme, siç po bën me Irenën me 5 mbiemra, të cilën për ta mbrojtur nga krimet e saj, i hap çështje penale pa emër në mënyrë që të thotë po hetoj dhe të na dalë nesër se dikush ia ka grabitur pasaportën Irenës dhe ka shkuar në Janinë dhe është dënuar me burg personi që i ka grabitur... ose ndonjë tjetër, ndonjë trillim.

Pra, hapja e çështjes pa emër për Irena Gjokën në një kohë kur ajo ka 3 vepra penale, ka mashtruar në formularin e vetingut, ka mashtruar në formularin e dekriminalizimit, ka fshehur burgun për të cilën ajo nuk do mund të ishte kurrë gjykatëse, por duhej të ishte në burg. Natyrisht e thashë edhe njëherë, e vërteta vonon, por nuk harron”, deklaroi Berisha.

Të fundit