Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncon Berisha: Narkosi Petrit Çullhaj është emëruar në sektorin shkencor të Ministrisë së Brendshme

Denoncon Berisha: Narkosi Petrit Çullhaj është emëruar

Kreu i PD Sali Berisha akuzoi qeverinë se ka emëruar në Ministrinë e Brendshme, duke e quajtur një tjetër provë të kapjes së shtetit nga kartelet e drogës.

Në një deklaratë për mediat, Berisha deklaroi se Rama i ka shndërruar institucionet në vegla të narkoshtetit.

Ai theksoi se Çullhaj ishte shkarkuar nga Policia e Shtetit në vitin 2010 për bashkëpunim me trafikantë droge, ndërsa sot, sipas tij, rikthehet në një pozicion kyç në një nga institucionet më të rëndësishme të sigurisë.

Berisha: Edi Rama emëroi veten e tij kryetar të Këshillit Kombëtar Shkencor të Shqipërisë. Një njeri që meritë të vetme ka shkarravinat dhe absolutisht të tjerat i ka falsitet të plotë. Me këtë emërim erdhi pasi ai, siç deklaroi, kishte ndaluar për vite të tëra doktoratat, se tha Shqipëria është atdheu i plagjiaturës.

Nuk ka diskutim që plagjiatura është e dënueshme, por fatmirësisht sot, programet lejojnë diktimin me lehtësi të saj.

Të ndalosh doktoraturat, do të thotë të dënosh me gijotinë kërkimin shkencor në një vend.

Pasi ia dha Akademinë, duke bërë tregti me Tom Doshin me Partinë Socialdemokrate, pasi ia dha Akademinë Skënder Gjinushit, Ramaduro u bë kryetar i Këshillit Shkencor të Republikës.

E bëra këtë hyrje se po në këtë linjë, mësoj këto ditë se në sektorin shkencor të Ministrisë së Brendshme, që është shumë i rëndësishëm si sektor, është emëruar një nga narkosit më të damkosur të Shqipërisë, është emëruar Perlat Çullhaj.

Ky trafikant i shkarkuar, i nxjerrë nga Policia e Shtetit në vitin 2010 për bashkëpunim me drogën, trafiqet, për prishje të provave dhe një seri veprash të tjera penale.

Perlat Çullhaj është bashkëpunëtor me Saimir Tahirin. Është milioner me 3 milionë euro që në vitin 2015. Është një nga arkitektët kryesorë të kanabizimit të Shqipërisë.

Perlat Çullhaj është gjetur me një impiant të madh kanabisi në Manskuri, në të cilin kishte 40 gjer në 50 punëtorë dhe që u liruan që të gjithë pas arrestimit dhe 12 ton kanabis që u gjetën aty, u zhdukën si të paqena.

Ish-bashkëpunëtor i Emiljano Shullazit, njeriu që me Boge Bodinin, e shndërroi Durrësin në protektorat të plotë të krimit.

Të fundit