Flash News

Ditari i Opozitës

Gjykata e Lartë rrëzon sërish rekursin e Ilir Metës

Gjykata e Lartë rrëzon sërish rekursin e Ilir Metës

Gjykata e Lartë ka rrëzuar sërish rekursin e ish presidentit Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Kreu i PL-së ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024.

Meta është rrëzuar edhe më herët nga të tre shkallët e gjyqësorit për ndryshimin e masës së sigurisë. Ai ka argumentuar se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore për ta mbajtur në paraburgim dhe se masa ‘arrest me burg’ është e pajustifikuar dhe jo proporcionale në raport me rrethanat e çështjes.

Meta kishte hequr dorë nga kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” që kishte paraqitur në GJKKO.

Kërkesa për ndryshimin e masës ishte depozituar më herët, por gjatë seancës së zhvilluar në GJKKO ai ka vendosur të tërhiqet.

Kreu i Partisë së Lirisë i është drejtuar gjithashtu edhe Gjykatës Kushtetuese për masën e sigurisë.

 

Të fundit