Flash News
Vdes 22-vjeçari në Porto Romano, rrëzohet nga shkallët e anijes
Berisha publikon skandalin: Skapi i partisë fshehu dokumentin që tregonte se Rama ndryshoi destinacionin e zonës
Berisha: Për të mbrojtur Edi Ramën, shkojnë deri aty sa të shpallin Sali Berishën kryetar të Bashkisë së Tiranës
BBC world Questions (e plotë) / Qeveria Rama ‘nxin’ edhe në anglisht për një audiencë dhjetëra milionëshe
Kërkon pafajësinë, Fredi Beleri dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë
"Listat janë të mbyllura", Duka: Do t’i bashkohem Berishës në zgjedhjet e 2025
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka komentoi ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor.
Në një intervistë në “Breaking” në Top News, Duka tha se praktikisht i kanë mbyllur listat dhe kjo është vrastare për partitë e vogla, por ai thekson se fajin për heqjen e koalicioneve parazgjedhore e ka Lulzim Basha, i cili braktisi Parlamentin duke djegur mandatet gjë që çoi më pas në reformën e njëanshme.
Duka tha se do t’i bashkohet Berishës në zgjedhjet e 2025, për shkak se detyrohet nga listat e mbyllura.
“Komunikimi nuk na ka munguar, Berisha jo vetëm që komunikon me telefon, por mban edhe fjalime. E rëndësishme është të dakordësojmë interesa reciproke në kushte të krijuara. Nëse PD, Berisha, Noka Gazi, nuk na japin aq sa na takojnë, do bëjmë pjesën që ngelet.
Federata e opozitës vazhdon. Nëse futem unë Fatmir Mediu, në atë 12-tshen nuk dihet kush do jetë i parë kush do jetë i fundit. Është e pritshme kjo lloj negociate. Pa interesa reciproke nuk mund të ketë marrëveshje. Nëse nuk do biem dakord, do tentojmë. Ky lloj kodi është vrasës për partitë e vogla, nuk mund të dalin vetëm.
Rama nuk pranonte asnjë ndryshim se e patëm fajin vetë ne kur dolëm nga parlamenti. Nëse do ishin koalicionet, ne do hynim vetë si parti të vogla në aleancë. Gafa filloi nga dalja nga parlamenti, Kodi zgjedhor është bërë në mënyrë të njëanshme”-u shpreh Duka.