Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: Do mbështes 100% një kandidaturë të PD për Tiranën

Meta: Do mbështes 100% një kandidaturë të PD për

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur totalisht i gatshëm për të mbështetur kandidaturën e PD për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 2023-shit.

Në një intervistë në Report tv, Meta tha se kandidati duhet të jetë një figurë përfaqësuese, ndërsa i bën thirrje të gjithë opozitës që të dalin me një kandidat të përbashkët.

Jam i gatshëm 100% të mbështes një kandidaturë të PD për Tiranën, vetëm të jetë një kandidaturë përfaqësues. Opozita ka shumë mundësi për të fituar, por i duhet organizim dhe impenjim për të vrarë frikën.

Çdo forcë politike në zgjedhjet vendore do ta testojë peshën e saj në këshilla bashkiakë. Në këtë drejtim PL ka objektivat e saj tepër ambiciozë. Sa i takon kandidatëve do ishte normale të kishte edhe 2-3 kandidatë si në çdo vend normal. Ne jemi në kushte e një shteti mafioz dhe kjo i imponon opozitës së vërtetë, nuk flas për segmentet e këtij regjimi mafioz, i imponon që të dalë me një kandidat të përbashkët në çdo bashki. Padiksutim, qëndrimi ka qenë i qartë, për ne ka rëndësi të jenë 61 kandidat më të mirë të mundshëm në çdo bashki”, tha Meta.

 

Të fundit