Flash News

Ditari i Opozitës

PD dënon sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit, Berisha: Agresion i çmendur i regjimit të Teheranit

PD dënon sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit, Berisha: Agresion i

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj sulmeve që Irani ka ndërmarrë ndaj vendeve të Gjirit, pas zhvillimeve të fundit ku SHBA dhe Izraeli shënjestruan liderin suprem iranian, Ali Khamenei.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kryetari i PD-së, Sali Berisha, dënoi me forcë sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit, duke shprehur solidaritet të plotë me to.

"Regjimi autokratik i Teheranit ka zgjedhur si rrugë mbijetese agresionin e çmendur ndaj vendeve të Gjirit Persik, Katarit, Emirateve të Bashkuara, Arabisë Saudite, Kuvajtit dhe Bahreinit.

Partia Demokratike shpreh solidaritetin e plotë ndaj këtyre vendeve mike dhe dënon me forcën më të madhe sulmet e regjimit të Ajetullahëve kundër tyre, si një akt të mirëfilltë agresioni ndaj tyre", shkruan Berisha.

Të fundit