Flash News

Ditari i Opozitës

Pengmarrja e vajzës në Tiranë/ Berisha: Jeta gjithnjë e më e pasigurtë. Rendin në dorë e ka krimi dhe mafia

Pengmarrja e vajzës në Tiranë/ Berisha: Jeta gjithnjë e

Sali Berisha doli në një deklaratë për mediat nga selia e Partisë Demokratike, ku dënoi ashpër ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku një 28-vjeçare u dhunua barbarisht nga partneri i saj.

Kreu i kësaj force politike u shpreh se jeta në kryeqytet bëhet gjithnjë më e pasigurt dhe rendin e kanë në dorë krimi e mafia.

"Një vajzë, 26-vjeçare, u burgos e marrë peng në shtëpi i ashtuquajturi partner. Duke kryer ndaj saj një terror fizik dhe psikologjik tipik për strofullat e mafies me protektoratin e mafies.Jeta në Tiranë bëhet gjithnjë e më e pasigurtë. Rendin në dorë e ka krimi dhe mafia."

"U ndala në këtë rast dramatik, sepse muaj më parë, një vajzë nga Kenia, 19-vjeçare, që punonte në një kazino, u masakrua.
Klithmat e saj ranë në vesh të shurdhër. Vrasësi është i sojit të qeverisë. Vetëm qeveria arrin të heshtë, të shkatërrojë, të rrënojë të gjitha provat për të mbrojtur ministrat e saj kriminelë që fshehin krimin. Tirana është pra sot, qytet ku dominon ligji i mafias, ku dominon mafia."

"Mafia e Tiranës, duke pasur parasysh se ka pushtetin, është mafia më e rrezikshme e Europës. Ajo tejkalon Ndrahhetën, Sakra Korona Unitën, tejkalon të gjitha grupet mafioze, sepse kreu i saj është qeveria mafioze shqiptare."

"Dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar ndaj 26-vjeçares, indiferencën e treguar nga organet e rendit dhe në tërësi dorëzimin e sigurisë dhe rendit të qytetarëve në duart e organizatave kriminale nga një qeveri e lidhur kokë e këmbë me to."

 

Të fundit