Flash News

Ditari i Opozitës

Platforma e Alibeajt për bashkimin e PD, reagon Boçi: Sikur e pikuar nga qielli të ishte, sjell vetëm përçarje

Platforma e Alibeajt për bashkimin e PD, reagon Boçi: Sikur e pikuar

Deputeti i PD, Luçiano Boç ka komentuar draft-platformën e Enekelejd Alibeajt të prezantuar sot për zgjidhjen e krizës në PD.

Në një postim në Facebook, Boçi e cilëson atë si një platformë individuale që nuk ka miratimin e Kryesisë së Grupit Parlamentar e të vetë Grupit Parlamentar.

Sipas tij, edhe sikur të pikuara nga qielli të jenë, sjellin vetëm dasi e përçarje.

Platformat individuale që nuk kanë miratimin e Kryesisë së Grupit Parlamentar e të vetë Grupit Parlamentar edhe sikur të pikuara nga qielli të jenë, sjellin vetëm dasi e përçarje.

Integriteti i Grupit Parlamentar, i dëshmuar në mbledhjen e tij, nuk mund të shpërdorohet e të keqpërdoret duke hedhur si konsum mediatik e publik, në formën e konspekteve, ato mendime të shkëputura që i shkojnë për shtat vetëm hartuesve të platformës.

Bashkimi është një proces politik nëpërmjet votës së lirë që ka nisur e po vazhdon e do të jetë gjithëpërfshirës.

Respektimi i tij është akt bashkimi.

Bashkimi nuk mund të bëhet as me platforma individuale e as me konspekte e nënvizime fjalësh pa kontekst, të shitura si kolegjiale, pa kaluar në asnjë vendimmarrje”, shkruan deputeti.

 

 

Të fundit