Flash News

Ditari i Opozitës

Shqiptarët presin biletën e largimit, Rama bën 4 udhëtime me charter në 10 ditë

Shqiptarët presin biletën e largimit, Rama bën 4 udhëtime me

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për “luks të pakontrollueshëm” dhe “shkëputje totale nga realiteti i shqiptarëve”.

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi ka denoncuar katër udhëtimet me charter që, sipas tij, Rama ka kryer brenda dhjetë ditësh, duke e cilësuar këtë si një shembull të qartë të arrogancës qeveritare në një vend që përballet me varfëri të thellë.

Deputeti demokrat shton se ky “luks i pakontrollueshëm” është pasojë e drejtpërdrejtë e politikave dhe mentalitetit të Ramës, që sipas tij e kanë distancuar kryeministrin nga qytetarët e thjeshtë.

Këlliçi akuzon Ramën se legjitimitetin politik e merr nga “padronët e tij jashtë vendit”, duke përmendur lidhjet e tij me organizatat ndërkombëtare që, sipas tij, ndikojnë në vendimmarrjen politike të qeverisë shqiptare.

Postimi i plotë

Fluturimet luksoze të kryeminstrit të vendit më të varfër të Europës!

Në një kohë kur bijtë dhe bijat e shqiptarëve çdo ditë gjejnë mundësinë të presin biletën e largimit nga Shqipëria për shkak të varfërisë e pasigurisë në vend, Edi Rama gjen mundësinë të bëjë katër udhëtime me charter brenda dhjetë ditësh.

Ky luks i pakontrollueshëm dhe distancim nga populli i thjeshtë është pasojë e mentalitetit dhe politikave të tij të drejtpërdrejta.

Shqiptarët prej tij shihen si qytetarë të dorës së dytë, për t’u sunduar dhe mbajtur në distancë.

Legjitimitetin kryeministri e merr nga padronët e tij jashtë vendit, aty ku gatuhen politikat që shqiptarët i pësojnë dhe në vendimmarrjen për të cilat nuk marrin kurrë pjesë.

Jo më kot Rama shëtit në forumet e organizuar nga Sorosi, aty ku raporton për “arritjet” e tij dhe zbatimin e axhendave të organizatës Soros për Shqipërinë dhe rajonin.

Në kontekstin politik ndërkombëtar ku ndodhemi, organizata Soros është ekspozuar, diskredituar dhe shfuqizuar, duke nisur nga Shtetet e Bashkuara e më tej në Europë.

Është koha që edhe shqiptarët të presin fijet e ndikimeve të paligjshme në qeverisjen e vendit të tyre dhe të marrin në dorë fatet e veta

 

Të fundit