Flash News

KRYESORE

Djegia e mandateve/ Nard Ndoka: Opozita po tregon që nuk është pjesë e sistemit të Edi Ramës

Djegia e mandateve/ Nard Ndoka: Opozita po tregon që nuk është

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka e konsideron të guximshëm vendimin e opozitës për të djegur mandatet e deputetëve. Në emisionin ‘Kjo Javë’, në News 24, Ndoka tha se dorëzimi i mandateve tregoi se opozita nuk është pjesë e këtij sistemi të mbushur me skandale dhe që drejtohet nga kryeministri Edi Rama.

“Propaganda e kryeministrit ka ndikim të madh edhe të mediat në Shqipëri, aq sa shqiptarët po e quanin opozitën bashkëfajtore të këtij sistemi, sepse nuk e kuptojnë sesi një kryeministër me kaq shumë skandale qeveris akoma. Faji hidhej te opozita për shkak se përse nuk po rrëzohet kryeministri. Vendimi i guximshëm për mandatet e ndan fajin. Opozita po fiton besimin e qytetarëve duke treguar që nuk është pjesë e këtij sistemi”, tha Ndoka.

Ndoka akuzoi kryeministrin Rama se nuk ka arritur të ngrihet në nivelin e një burri shteti, por ka mbetur burracak.

Të fundit