Flash News

KRYESORE

Doli kundër, LSI ‘përjashton’ deputetin edhe nga karriget në Kuvend

Në zgjedhjet e fundit, Robert Bitri e mori mandatin e deputetit në siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Fierit. Por pas daljes së LSI-së në opozitë qëndrimet e deputetit Bitri kanë qendër të ndryshe nga ato të partisë ku u zgjodh.

Bitri, ndryshe nga kolegët e tjerë të opozitës, ka votuar pro thuajse çdo projektligji të sjellë nga qeveria. Pas kundërshtimeve, Bitri njoftoi largimin nga grupi parlamentar i LSI-së dhe tashmë figuron si një deputet i pavarur.

Pak ditë më parë, deputetja Kejdi Mehmetaj, në një reagim në Facebook, tha se Bitrit ‘Ky është portreti i Robert Bitrit, rilindasit më të ri të rilindjes së vjetër të Edi Ramës, i cili nuk ka se përse të qëndrojë më as formalisht në radhë me deputetët e LSI-së!’.

Dhe duket se pas këtij qëndrimi të Mehmetaj, Bitri ka vendosur të reagojë. Në seancën e djeshme ai është ulur në një vend tjetër të sallës duke u larguar edhe nga grupi i deputetëve të LSI-së. Siç shihet edhe në foto, Bitri qëndron në fund ët sallës, pas deputetëve të PS-së dhe ai që e shoqëron është deputeti i PS-së, Bashkim Fino.

 

Të fundit