Flash News

KRYESORE

Donald Trump harron emrin e bashkëshortes dhe fshin menjëherë postimin

Donald Trump nuk është aq i vëmendshëm ndaj bashkëshortes së tij, Zonjës së Parë, Melania Trump. Ai kësaj radhe jo vetëm që ka harruar emrin e saj, por e ka ngatërruar atë.

Melania para pesë ditësh ka bërë një operacion në veshka dhe tashmë është kthyer në Shtëpinë e Bardhe, ku dhe po merr veten.

Në një status në Twitter, Donald ka falënderuar të gjithë që kanë pyetur për bashkëshorten e tij dhe i kanë uruar asaj shëndet.

“Është shumë mirë ta kemi sërish në Shtëpinë e Bardhë, të mrekullueshmen Zonjën e Parë. Melanie ndjehet më mirë. Faleminderit për të gjitha lutjet dhe urimet” – shkruan Donald Trump.

Kaq është dashur që interneti të kapte gabimin e tij dhe të shpërthente me akuza. Bashkëshortja e presidentit të Amerikës, quhet Melania dhe jo Melanie.  Trump fshiu menjëherë postimin pasi e kuptoi se kishte shkruar gabim.

Të fundit