Flash News

E-TJERA

Aksidentohet shtetasja e huaj në Sarandë, përfundon në spital me këmbë të thyer

Aksidentohet shtetasja e huaj në Sarandë, përfundon në

Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë në Sarandë, në vendin afër hotel “Abedini” në lagjen nr.2.

Një shtetase e huaj por banore prej dy vitesh në Sarandë e identifikuar si Anastasja Sirotkina 40 vjeç duke drejtuar motomjetin tip piaggio me targë BD025, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar në hapësirën ndarëse mes trotuarit dhe një pallati aty pranë.

Kanë qenë banorë të pallatit ata që njoftuan njëherësh spitalin dhe policinë. Menjëherë 40 vjeçarja u trasportua për në urgjencën e Sarandës.

Nga ekzaminimi në spital, sipas bluzave të bardha, rezultoi se nga rënia 40 vjeçarja përveç tronditjes nga rënia kishte thyer edhe këmbën. Shërbimet e qarkullimit po hetojnë shkaqet e rënies.

Të fundit