Flash News

E-TJERA

Ankimimi i Ramës në GJK, SPAK: Pretendim për të bllokuar hetimin ndaj Ballukut

Ankimimi i Ramës në GJK, SPAK: Pretendim për të bllokuar

Prokuroria e Posaçme është shprehur kundër kërkesës së kryeministrit Rama për të rrëzuar vendimin e GJKKO, e cila pezulloi nga detyra Belinda Ballukun.

Në seancën e mbajtur në Gjykatën Kushtetuese, përfaqësuesi i SPAK tha se kërkesa e kryeministrit paraqet një tentative për të bllokuar hetimin penal ndaj Ballukut.

Ndër të tjera, përfaqësuesi i SPAK rrëzoi pretendimin e ngritur si nga Kuvendi dhe nga Kryeministria, se pezullimi i Ballukut mund të paralizonte punën në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës. Ai tha se masa prek vetëm individin, jo institucionin.

“Kërkuesi nuk mund të përdorë këtë pretendim për të bllokuar hetimin penal ndaj ministrit pasi ndjekja penale dhe vlerësimi i masës së pezullimit janë kompetenca ekskluzive të Prokurorisë së Posaçme dhe GJKKO-së, pra të pushtetit gjyqësor dhe nuk mund të cënohen nga ndërhyrja e pushtetit ekzekutiv.

Masat e sigurimit janë të ankimueshme dhe ekziston një procedurë e plotë ankimi në gjykatën e apelit dhe Gjykatën e Lartë. Pretendimi se pezullimi i zv.kryeminsitrit dhe ministrit të Infrastrukturës ka penguar funksionimin normal të Këshillit të Ministrave ose kompetencat e Kryeministrit, nuk qëndron. Është fakt që masa ndaluese prek vetëm individin dhe nuk ndalon funksionimin e institucionit ashtu siç lejon Kushtetuta për rastet e mungesës së përkohshme të ministrit”, deklaroi ai.

 

Të fundit