Flash News

E-TJERA

Apeli lë në arrest shtëpie djalin e Nehat Kullës

Apeli lë në arrest shtëpie djalin e Nehat Kullës

Gjykata e Apelit ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për djalin e Nehat Kullës, Robert Kullën.

Ai akuzohet se ka dhunuar njerkën e tij, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje.

Më herët, Kulla ka thënë se nuk ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Shkak për konfliktin mes tyre dyshohet se ka qenë pronësia për vilën e të ndjerit Nehat Kulla, që ndodhet në zonën e Tufinës në Tiranë.

Nehat Kulla ka qenë kreu i një bande kriminale më 1997, ku ai arriti që të krijojë një komisariat më vete të policisë, me aktivitet në zonën e Tufinës dhe Kinostudios. 

Kulla vdiq në moshën 67-vjeçare në qershor 2020, si pasojë e sëmundjeve. Ai ishte i dënuar për vrasjen e Petrit Moriçenit dhe vëllezërve Neziri. Një nga viktimat e tij ishte polic në Komisariatin numër 4.

Të fundit