
Flash News
Situata e Covid-19 në 24 orë: 19 humbje jete dhe 892 raste të reja nga Covid-19 në Shqipëri
Ultimatum nga BE për integritetin e kandidatëve? Rama: Mora vlerësime, në Bruksel kërciti vetëm ndërhyrja e gazetares
Revolucioni Dixhital/ Rama bën bilancin: Shqiptarët kanë kursyer 4 mln euro dhe 472 vjet pritje në radha
Zgjedhjet/ Topalli prezanton listën e kandidatëve për qarkun e Lezhës dhe Dibrës
Aleatët e Bashës si ‘inglorious bastards’

Sot është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, për nder të rreth 6 milionë viktimave të gjenocidit nazist ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Asambleja e Përgjithshme OKB-së caktoi 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit, e cila përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes Auschvitz-Birkenau në vitin 1945.
Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh lidhur me këtë ditë, përmes një postimi në Facebook.
“U bashkohem lutjeve për miliona viktima të pafajshme të mizorisë së Holokaustit dhe për të gjithë ata, të cilët i mbijetuan tragjedisë më të tmerrshme njerëzore të kohërave tona dhe janë sot dëshmitarë të gjallë të saj, për të na inkurajuar, që të mos lejojmë KURRË më të tilla gjenocide e akte çnjerëzore”, thotë Meta.
Ky i fundit evidenton ndihmën e Shqipërisë, që ishte i vetmi vend në Europë, ku nuk humbi jetën asnjë hebre dhe askush prej tyre nuk iu dorëzua pushtuesve nazistë.
“Ndihemi jashtëzakonisht krenarë dhe e gjithë bota duhet të ndjekë shembullin frymëzues shqiptar dhe Kodin tonë të nderit e të mikpritjes BESA!
I lumtur, që sot Shqipëria dhe Izraeli ndajnë të njëjtat vlera të paqes, lirisë dhe demokracisë dhe janë bashkërisht të angazhuara në luftën ndaj terrorizmit dhe antisemitizmit, për promovimin e tolerancës, bashkëjetesës dhe përkujtimit të Holokaustit”, shkruan ndër të tjera Meta.
Ditari politik









Të fundit

Balla: Si do veprojë Rama nëse Meta nuk i dekreton qeverinë pas 25 prillit
2 Mars 2021, 22:54

Topalli: As sondazhet e veta s’e çojnë askund PD-në
2 Mars 2021, 22:17





Demi Lovato humbet kile duke qenë e lumtur
2 Mars 2021, 21:01
Joan Laporta shprehet i sigurt: Messi nuk do të qëndrojë te Barcelona
2 Mars 2021, 21:01

Veçoritë dalluese të Galaxy Z Fold2
2 Mars 2021, 20:38

Kurti nga Lezha: Kushtetutra nuk na lejon bashkimin me Shqipërinë
2 Mars 2021, 20:14
Pas Hungarisë, një tjetër shtet evropian pranon vaksinën ruse
2 Mars 2021, 19:40
95% e shërbimeve publike online
2 Mars 2021, 19:39


Një rikthim te blutë, Dinamo zyrtarizon trajnerin e ri
2 Mars 2021, 18:47
Aktorja e 'Wonder Woman' shtatzënë për herë të tretë
2 Mars 2021, 18:46
VOA: COVID 19, Shqipëria mund të shohë për vaksina kineze apo ruse
2 Mars 2021, 18:33

Patozi prezanton kandidatin e Bindjes Demokratike për Qarkun e Vlorës
2 Mars 2021, 18:03