Flash News

E-TJERA

Përplasja mes grupeve në Athinë/ Vritet në atentat një shqiptar, plagoset rëndë i biri

Përplasja mes grupeve në Athinë/ Vritet në atentat një
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në sheshin Agios Sostis, pranë Rrugës Syggrou në Athinë.

Një person, që sipas mediave greke është shqiptar, ka mbetur i plagosur në një atentat me armë zjarri, ndërsa i biri 25 vjeç u plagos dhe është në gjendje kritike për jetën.

Po ashtu, sipas mediave greke, nga të shtënat nga një makinë në ecje e sipër, mbetën të plagosur lehtë edhe dy persona të tjerë.

Të njëjtat burime thonë se kjo ngjarje dyshohet se ka ndodhur për shkak të borxheve midis grupeve të shqiptarëve, raportojnë mediat greke.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe i të plagosurve. 

Të fundit