Flash News

E-TJERA

“Fondi është dekoruar kur ishte kryeministër”, Berisha-Balla replika për Butrintin: Je vite dritë larg parimeve të SHBA

“Fondi është dekoruar kur ishte kryeministër”,

Kreu i PD, Sali Berisha dhe kreu i Grupit e Parlamentar të PS Taulant Balla kanë replikuar në Kuvend për çështjen e parkut të Butrintit.

Balla: E ka marrë mbështetjen e shumicës është votuar dhe është një prej marrëveshjeve që i bëjnë mirë vendit tonë, do të rrisin turistët që do të vijnë të shohin këtë pasuri të madhe kombëtare. Hyri në terma dhe në çështje që as nuk i merr vesh as nuk i kishte kuptuar e as nuk do ti kuptojë, të ngatërrosh zonën e mbrojtur natyrore e të thuash do ndërtohen vila, zot na ruaj mendjen.

Një gjë është konfuzioni i këtij diskutimi. Asnjëri nga ju që jeni kundra nuk keni pasur merak për Butrintit. Gjëja e fundit që ju shkon në mend është Butrinti. Më vjen keq që një pjesë prej jush u mor peng nga non-grata e madhe që e nxori kokën sot, sepse iu turr fondacionit amerikan.

Sa ju thash që kur të vijë kompania amerikane, do dilni kundër. Por ky është fondacioni shqiptar Kemi bërë me këtë fondacion punë të mira.

Fondi është dekoruar, lartësuar kur zotëria ka qenë kryeministër. Por fondi nuk bën sot, se e ka emërtesën amerikan. Nuk bën! Po ta kishte emërtesë tjetër, nuk do të ishte këtu. Por keqardhja ime është se pse ju të tjerët i shkuat pas? Pse ratë pjesë e presionit. Fondi po bën një punë të shkëlqyer. Koha do të tregojë se investimet që do të behën sipas kontratës. Ai është kundër po pa amerikanë. E kam me ju këtu, me ju që votoni kundër këtu sot?! Ça ka Amerika që duhet votuar kundër? Butrinti ka qenë dhe do të jetë pronë e shtetit shqiptar”, tha ai.

Berisha: Të përdorësh Amerikën për të justifikuar vjedhjet. Të përdorësh për të shkelmuar ligjet, për të ndaluar votë e lirë. Të përdorësh Amerikën për të maskuar me termin dhuratë pallate të panumërta nuk ka fyerje më të rëndë sesa për Amerikën e parimeve dhe votës së lirë.

Për Amerikën që qëndron në mbrojtje të paqes dhe vlerave, pra ti je larg nga këto parimet paktën vite dritë. Dhe ti mendon se duke përdorur Amerikën, u bëre amerikan. Apo se duke turpëruar… E dini ju që turpëroni dhe shqiptarë dhe amerikanët me atë bagazh që ke. Kur del këtu mos fol për Amerikën, por Sorosin, fol për takimin që të organizohet për konferencën e 100 vjetorit.

Të fundit