E-TJERA

"Giro d’Italia", ja akset rrugore që do të bllokohen në Elbasan

"Giro d’Italia", ja akset rrugore që do të bllokohen

Në kuadër të garës ndërkombëtare çiklistike “Giro d’Italia 2025”, e cila do të zhvillohet më 9 maj, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka bërë publike masat për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë këtij eventi sportiv ndërkombëtar.

Gara do të kalojë përmes një segmenti të rëndësishëm rrugor në qarkun e Elbasanit dhe, për këtë arsye, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit nga ora 11:30 deri në 15:30, në aksin Karinë – Peqin – Bradashesh – Shijon – Gracen

Gjithashtu, do të ndalohet qarkullimi i mjeteve nga rrugët dytësore që lidhen me këtë aks, si dhe nuk do të lejohet lëvizja e kamionëve nga Qafë Thana gjatë orarit të aktivitetit.

Rrugë alternative për udhëtim drejt jugut janë: “Elbasan – Kryqëzimi i Cërrikut – Cërrik – Belsh – Kuçovë”.

"Giro d’Italia", ja akset rrugore që do të bllokohen

Të fundit