Flash News

E-TJERA

Goditja e grupit kriminal nga SPAK, në prangat një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Kukës

Goditja e grupit kriminal nga SPAK, në prangat një nga emrat më

Mes personave të arrestuar si anëtarë të dyshuar të një grupi kriminal të goditur nga Prokuroria e Posaçme, janë edhe Besmir Mustati dhe Bujar Gërmizi.

Ky i fundit rezulton një nga emrat më të njohur të krimit në Kukës. Bujar Gërmizi akuzohet për krijimin e kushteve për vrasje.

Grupi kriminal është zbërthyer përmes aplikacionit “SKY Ecc” dhe SPAK lëshoi 11 urdhër arreste ditën e hënë (20 nëntor).

Në pranga është vendosur Erzen Breçani, ish-nëndrejtor i policisë së Tiranës, si edhe djali i tij i madh, Eralbin. Në pranga ka përfunduar Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit. Ndërsa është lëshuar urdhërarrest edhe për shefin e Krimeve të Komisariatit nr. 6, në Tiranë, Dedan Gjoni për krijim kushtesh për vrasje.

Në kërkim në kuadër të këtij operacioni është shpallur në kërkim Ervin Mata, ndaj të cilit është lëshuar masë sigurie për trafik droge.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat si “Grup i strukturuar kriminal”, “pastrim parash”, “trafik droge” dhe “sigurim i kushteve për vrasje”.

 

Të fundit