Flash News

E-TJERA

Humbën jetën në minierën e Dibrës, Xhaçka reagon për 3 viktimat: Duhet të bëjmë më shumë për minatorët

Humbën jetën në minierën e Dibrës, Xhaçka reagon
Xhaçka dhe minatorët

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka reaguar për tragjedine e ndodhur në Dibër, ku tre minatorë humbën jetën në minierën e Selishtës, pasi u asfiksuar nga gazrat e nëntokës, duke qenë se miniera nuk ishte ajrosur.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Xhaxhka u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, teksa pranon se qeveria duhet të bëjë më shumë për minatorët e familjet e tyre.

Më tej ajo thekson se ky ka qenë një vit shumë i vështirë që vijon të na sprovojë të gjithëve.

Postimi i plotë:

 “Shumë dhimbje për familjet e minatorëve që humbën jetën në Selishtë. Në këtë moment tragjedie, me mendje e me zemër ju gjendemi pranë familjeve që lanë pas Fatos Çesku, Rushdi Rushiti e Ismail Hoxha.

Ngushëllimet më të sinqerta, edhe pse, as fjalët e as dhimbja që ndajmë me ta nuk kanë për t’ua kthyer mbrapsht të dashurit e tyre.

Ky është një vit i vështirë që vijon të na sprovojë të gjithëve. Por megjithatë, është detyrimi ynë që pavarësisht vështirësive e sfidave të bëjmë më shumë për minatorët e familjet e tyre”, shkruan ministrja.

Kujtojmë se tre minatorën u nxorrën sot nga miniera e Selishtes, ku kishin humbur kontaktet me familjarët 48 orë më parë. Sipas raportimeve, stafi teknik i minierës nuk kishte bërë ajrosjen dhe për këtë arsye minatorët kanë humbur jetën nga gazrat nëntoksorë.

Ndërkohë, kryeministri Rama ende nuk ka bërë një reagim lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

 

Të fundit