Flash News

E-TJERA

U asfiksuan nga gazrat në minierë, nxirren pas 48 orësh trupat e pajetë të 3 minatorëve në Dibër

U asfiksuan nga gazrat në minierë, nxirren pas 48 orësh trupat e
Foto Ilustruese

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në minierën e Selishtës në Dibër, teksa tre minatorë kanë humbur jetën.

Minatorët kishin humbur kontaktet me familjarët dhe sot janë nxjerrë pas 48 orësh tre trupa të pajetë të tyre.

Ka qenë vëllai i njërit prej tyre që ka shkuar në polici dhe ka bërë denoncimin, duke alarmuar dhe banorët e zonës, të cilët kanë shkuar te miniera ku ata punonin.

Të pajetë nga miniera janë nxjerrë inxhinieri Ismail Hoxha, 62 vjeç, minatori Fatos Cesku, 55 vjeç, dhe Rruzhdi Rushiti, 29 vjeç.

Policia ka gjetur fillimisht vetëm rrobat dhe sendet personale të viktimave, ndërsa kur janë futur brenda në galeri, rreth 100 metra, kanë hasur në trupin e pajetë të inxhinierit Ismail Hoxha. Më pas, janë gjetur të pajetë edhe dy minatorët e tjerë.

Mësohet se miniera nuk ishte kontrolluar nga stafi teknik për ajrosjen, pasi si rregull duhet që miniera të ajroset në mënyrë që mos ketë prani gazrash të nëntokës, që u morën jetën 3 minatorëve.

Të fundit