Flash News

E-TJERA

Kishin dalë për gjah, shoku vret aksidentalisht 27-vjeçarin

Kishin dalë për gjah, shoku vret aksidentalisht 27-vjeçarin
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Maqellarë, Bulqizë, ku 27-vjeçari me iniciale G. K., është vrarë aksidentalisht nga shoku i tij R.GJ.

Të dy të rinjtë kishin dalë për gjah në vendin e quajtur “Malet e Obokut”, Maqellarë, ku nga pakujdesia R.GJ ka plagosur me çifte 27 vjeçarin, i cili ndërroi jetë në spital.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, është bërë shoqërimi i autorit dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale armëa e gjahut çifte.

"Dyshohet se nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen shokun e tij, Policia shoqëron në Komisariat autorin e dyshuar.

Sekuestrohet arma e gjahut çifte.

Rreth orës 14:45, në vendin e quajtur “Malet e Obokut”, Maqellarë, dyshohet se kanë qenë për gjueti shtetasit R. Gj. dhe G. K. Shtetasi R. GJ. dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur me armë gjahu çifte shtetasin G. K., rreth 27 vjeç, banues në Maqellarë, i cili ka humbur jetën në spital", thuhet në njoftimin e Policisë.

Të fundit