KLSH: 45% e të strehuarve në shtëpitë e të moshuarve me probleme të shëndetit mendor
45% e të strehuarve në shtëpitë e të moshuarve paraqesin probleme të shëndetit mendor.
Në këtë përfundim ka konkluduar një auditi i KLSH për vitin që lamë pas, i realizuar në shtëpitë e të moshuarve në Shqipëri.
Sipas raportit, vihet re se ka mungesë të mjekëve specialistë, duke përfshirë edhe ata psikiatër.
“Sa i përket vlerësimit të kujdesit shëndetësor dhe mjekimit të ofruar për të moshuarit rezident, disa nga problematikat e evidentuara janë: Mungesa e mjekëve specialist sipas problematikave dhe nevojave të të moshuarve. Mungesa e një mjeku psikiatër të angazhuar, pavarësisht faktit se mesatarisht 45% e rezidentëve paraqesin probleme të shëndetit mendor”, thuhet në audit.
Raporti thekson se edhe pse të moshuarve u mbahet 40% e pensionit, atyre u ofrohet vetëm strehim dhe ushqim.