E-TJERA

Kulla: E pashmangshme përfshirja e SHBA nëse konflikti Izrael-Iran nuk përfundon në 5 ditët e ardhshme

Kulla: E pashmangshme përfshirja e SHBA nëse konflikti Izrael-Iran nuk
Eksperti i sigurisë Ilir Kulla komentoi konfliktin e përshkallëzura Izrael-Iran. 

I ftuar në MCN Tv, ai tha se nëse lufta mes Izraelit dhe Iranit nuk përfundon brenda 5 ditëve të ardhshme, ndërhyrja e Amerikës është e pashmangshme. 

"Edhe në Izrael ka pasur dëme, edhe në Teheran ka pasur dëme. Jemi në fazën e nxemjes mes palëve. Ushtrisë izraelite këto 10 ditë i kanë kushtuar 10 miliardë euro. Ekonomia e Izraelit nuk ia del dot, do duhet që jo vetëm Amerika, por dhe aleatë të tjerë ta ndihmojnë Izraelin. Edhe nga ana tjetër, nuk do të mjaftonte Irani i vetëm ekonomikisht për t’u përballur me këtë luftë. Një raketë balistike kushton 80 milionë euro, vetëm në 3 ditët e fundit ka hedhur drejt Izraelit 2 miliardë euro raketa. Përfshirja e Amerikës, nëse lufta nuk përfundon në 5 ditët e ardhshme është e pashmangshme", tha Kulla. 

 


 

Të fundit