Flash News

E-TJERA

Merkel me liderët e rajonit, çfarë iu tha kancelarja; Rama nxjerr pamjet e takimit

Merkel me liderët e rajonit, çfarë iu tha kancelarja; Rama

Kancelarja Angela Merkel është takuar me liderët e rajonit të Ballkani Perëndimor në mjediset e "Tirana Business Park".

Aty kanë shkrepur dhe fotograinë zyrtare, ku krah Merkel qëndron kryeministri Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Verit, Zoran Zaev, ndërsa kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti është pozicionuar pak më larg.

Në videon që Rama ka shpërndarë në Facebook, ai shkruan se, "Kancelarja me liderët e rajonit në mjediset e bukura të investimit më të ri gjerman në Shqipëri".

Ndërsa Merkel iu tha udhëheqësve se,"Planifikova të vija tek te secili nga vendet tuaja, por rezultoi e pamundur. Duheshin 3-4 ditë".

Kancelarja do të zhvillojë takime "kokë me kokë" me kryeministrat, përveç asaj serbe. Më pas do të dalë në një konferencë të përbashkët me Ramën për të përmbyllur në këtë mënyrë dhe vizitën e saj në Tiranë.

Vizita e saj ishtë në kuadër të "Procesit të Berlinit" dhe kishte në fokus zhvillimet politike, ekonomike dhe integrimin në BE. Më herët ajo e ka vizituar Shqipërinë para 6 viteve.

Të fundit