Flash News

E-TJERA

Pritet reshje të dendura shiu, cilat janë dy qarqet e rrezikuara?

Pritet reshje të dendura shiu, cilat janë dy qarqet e rrezikuara?

Agjencia e Mbrojtjes Civile ka paralajmëruar rrezik për qarqet e Shkodrës dhe Lezhës. Sipas parashikimit të IGJEUM në këto dy qarqe priten reshje shiu me intensitet mesatar.

Agjencia i ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë ditës.

“Në bazë të parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe Institutit të Gjeoshkencave, IGEO, në orët në vijim pritet të ketë reshje me intensitet mesatar në qarqet Shkodër dhe Lezhë. Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, po vijon koordinimin me autoritetet vendore për marrjen e masave të nevojshme në rast emergjence. Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për çdo rast nevoje”, njoftoi Agjencia e Mbrojtjes Civile.

Kujtojmë se disa ditë më parë, për shkak të reshjeve të dendura të shiut, qyteti i Vlorës u përmbyt ku shumë lagje u zhytën nën ujë. Përmbytjet shkaktuan dëme për bizneset dhe banorët.

Të fundit