Flash News

E-TJERA

Qytetari gjuan me gurë zyrën e Ramës gjatë natës

Qytetari gjuan me gurë zyrën e Ramës gjatë natës

Një qytetar është filmuar teksa gjuante me gurë drejt zyrës së Edi Ramës, në Kryeministri.

Sipas policisë, qytetari ishte në gjendje të dehur teksa ka gjuajtur me gurë. 45-vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe më pas spital.

“Më datë 11.06.2024, rreth orës 22:40, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi U. K., 45 vjeç, (i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), duke qenë në gjendje të dehur, ka gjuajtur me gurë në drejtim të Kryeministrisë.

Shtetasi U. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë dhe më pas në spital, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

Të fundit