Flash News
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Radhët kilometrike në Kakavijë, Meta thirrje autoriteteve vendase dhe greke: Shmangni krizën humanitare!
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për situatën në pikën kufitare të Kakavijës, ku qindra qytetarë presin në radhë. Ai thotë se çdo shqiptar meriton të trajtohet me dinjitet dhe jo si njeri pa shtet e pa atdhe.
Meta i bën thirrje ministrisë së Jashtme të marrë masa për lehtësimin e lëvizjes së shqiptarëve.
Ai thekson se duhet shmangur kriza humanitare, ndërsa iu kërkon autoriteteve greke, që në respekt të frymës së fqinjësisë së mire, të bëjnë gjithçka për të shmangur situata të papranueshme, imazhet e të cilave i turpërojnë të dyja vendet tona.
Kujtojmë se në gusht të 2020-ës, një 10 vjeçar u aksidentua për vdekje, teksa priste të kalonte kufirin së bashku me familjen e tij.
“I bëj thirrje urgjente Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin menjëherë kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat efektive për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në pikat e kalimit kufitar. Rikthimi i radhëve kilometrike në Kakavijë është i papranueshëm!
U kërkoj autoriteteve përgjegjëse shtetërore të ndërpresim menjëherë pushimet, të ngrihen në këmbë dhe të marrin çdo masë të duhur dhe të mundshme për të mos përsëritur kurrë më krizat humanitare në Kakavijë, ku mijëra emigrantë e shtetas shqiptarë, fëmijë e të moshuar u lanë të braktisur dhe në kushte tejet të vështira, por minimalisht t'i informojnë në kohë qytetarët dhe me transparencë për çdo vonesë.
I inkurajoj gjithashtu autoritetet greke, që në respekt të frymës së fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve të ngushta tradicionale, të bëjnë gjithçka për të shmangur situata të papranueshme dhe kriza humanitare në pikat e kalimit kufitar, imazhet e të cilave i turpërojnë të dyja vendet tona”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Metës.