Flash News

E-TJERA

Situatë emergjente në Librazhd, pas rrëshqitjes së rrugës, rrezikon të shembet shtylla e tensionit

Situatë emergjente në Librazhd, pas rrëshqitjes së

Aksi rrugor Librazhd-Prrenjas është bllokuar totalisht, për shkak të rrëshitjes dhe carjeve të rrugës, që rrezikojnë deri në shembjen e urës.

Një tjetër emergjencë është konstatuar në linjën e tensionit të lartë 110 kilovolt Librazhd – Hidrocentrali Egnatia, ku shtylla numër 15 në vendin Arrat e Gurrës rrezikon shembjen.

Shtylla furnizon me energji jo vetëm Librazhdin, por edhe Prrenjasin. Nëse shtylla shembet, dy bashki mund të mbeten pa energji elektrike. Zgjidhja alternative e parashikuar është furnizimi përmes nënstacionit të Prrenjasit, deri në stabilizimin e situatës.

Situata bëhet edhe më shqetësuese pasi linja e transmetimit kalon mbi rrugën kombëtare, në vendin e njohur si “Kthesat e Dragostunjës”, duke paraqitur rrezik të drejtpërdrejtë për përdoruesit e këtij aksi në rast shembjeje.

 

Të fundit