Flash News

E-TJERA

Vdekja e 23-vjeçarit në Bulqizë, shoku i tij mohon autorësinë e vrasjes: Mund të jetë qëlluar nga një person i tretë

Vdekja e 23-vjeçarit në Bulqizë, shoku i tij mohon
Në foto: Viktima Elidon Basha

27-vjeçari, Klodian Kola, ka mohuar autorësinë e vrasjes së shokut të tij Elidon Basha.

Në dëshminë e tij përballë uniformave blu Kola ka pretenduar se viktima mund të jetë qëlluar nga një person i tretë.

Kujtojmë se, 23-vjeçari Elidon Basha humbi jetën rrugës për në spital nga gjakderdhja si pasojë e plagëve me armë zjarri të marra në shpatull.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm në një kodër të fshatit Fushë Bulqizë. Policia raportoi se mund të bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale pasi të dy të rinjtë kishin dalë për gjah, por tashmë po vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.

Të fundit