Flash News

E-TJERA

Bulqizë, vritet me armë zjarri një 23-vjeçar

Bulqizë, vritet me armë zjarri një 23-vjeçar
Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku një 23-vjeçar ka humbur jetën pasi është vrarë me armë zjarri.

Viktima i identifikuar si Elidon Basha, dyshohet të jetë vrarë aksidentalisht nga shoku i tij në orët e para të mëngjesit kur kishin dalë për gjah.

23-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital, duke mos u mbijetuar dot plagëve të rënda.

Policia ka shoqëruar të dyshuarin, i cili po pyetet për rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Dyshohet se e plagosi me armë gjahu aksidentalisht shokun e tij, i cili humbi jetën, shoqërohet në Polici 27-vjeçari.

Rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, në një kodër të fshatit Fushë Bulqizë, shtetasi K. K., së bashku me shtetasin E. B., në rrugën Fushë Bulqizë - Kodër Dane, dyshohet se kanë qenë duke gjuajtur me armë gjahu çifte. Dyshohet se nga pakujdesia shtetasi K. K. ka plagosur shokun e vet, shtetasin E. B., 22 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Tiranës.

Menjëherë pas njoftimit të marrë u ngrit grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Falë veprimeve të para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e gjahut, një elektrik dore, motomjeti me të cilin këta shtetas kishin shkuar për gjueti dhe sende të tjera të vlefshme që do t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë, shtetasin K. K., 27 vjeç, për veprime të mëtejshme hetimore. Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të Drejtorisë vendore të Policisë Dibër vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Ditari politik

Të fundit