Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
Yuri Kim drejtoreshë e ExxonMobil, kompania e përmendur në aferën e TEC-eve në Vlorë

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, njoftoi se sapo ka nisur punë si Senior director (Drejtoreshë ekzekutive) pranë gjigantit amerikan ExxonMobil, një nga kompanitë më të mëdha të naftës dhe gazit në botë, me seli në Texas dhe një nga korporatat më të fuqishme amerikane.
ExxonMobil u shfaq në skenën shqiptare në vitin 2021, përmes një Memorandumi Mirëkuptimi me qeverinë shqiptare dhe Excelerate Energy, për studimin e një projekti LNG-to-Poëer në Vlorë, duke e pozicionuar Shqipërinë si pikë hyrëse të gazit të lëngshëm amerikan në Ballkan.
Yuri Kim ishte e pranishme në ceremoninë e nënshkrimit dhe e quajti marrëveshjen një akt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë.
Sot, ExxonMobil raporton të ardhura prej 339 miliardë dollarësh në vit pra 43 herë më shumë sesa i gjithë buxheti i Shqipërisë. Për ta thënë ndryshe: ajo që Shqipëria arkëton në katër dekada, ExxonMobil e gjeneron në vetëm një vit.
Por Exxonmobil, që tashmë është punëmarrësi i Yuri Kim është përmendur edhe në projektin e dy anijeve gjeneratorë që mbërritën në Vlorë në vitin 2022, nëpërmjet një kontrate të majme dhe që rezultoi një fiasko për qytetarët shqiptarë.
Alarmi i dyshes Rama-Balluku për krizën energjitike
Shqipëria ishte zyrtarisht në emergjencë energjitike deri në fund të vitit 2022, por në shtator të atij viti dyshja Rama-Balluku intensifikuan një fushatë sensibilizimi për kursimin e energjisë, shoqëruar me një seri thagmash që shpejt u bënë burim memesh dhe ironie publike.
Kryeministri Edi Rama, që sapo kishte vendosur rritjen e çmimit të energjisë për qytetarët që harxhonin më shumë se 800 KwH, lëshonte kërcënime duke marrë si shembull Zvicrën, ku sipas tij, nëse e ngrije temperaturën e kondicionerit me më shumë se 19 gradë celcius vinte policia në shtëpi dhe të arrestonte.
“Nuk e di cfarë do përballeshim nëse do të vendosnim rregullin me ligj që ka vënë Zvicra, 3 vjet burg për kë e rrit shpenzimin energjetik për ngrohje mbi 19 gradë. Burg në Zvicër për një vend që nga pikëpamja financiare është në majë të botës”, shprehej Edi Rama.
Nga pas e ndiqte Belinda Balluku që organizoi takime me nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe përveçse i tmerronte me policinë e Zvicrës, u fliste për energjinë që harxhonte frigoriferi, celulari, televizori etj.
“E dini ju që kur e heqim telefonin nga karikimi, karikuesi që mbetet në prizë konsumon energji? Deri më sot nuk e kemi vrarë ndonjëherë mendjen se kemi thënë çfarë do ndodhë me 1 kari kues? Po me 1 milionë karikues të gjithë në prizë në të njëjtën kohë? E dini ju që kur hapim derën e frigoriferit harxhohet më shumë energji?”, pyeste Balluku.
Dhe pasi u kishte folur për përpjekjet e saj dhe të Edi Ramës për të kursyer energjinë, Balluku shpjegonte se si duhej përdorur frigoriferi, celulari dhe televizori për ta ruajtur atë pak energji që kishim ne shqiptarët.
“Kondicioneri duhet të qëndrojë gjatë dimrit jo më shumë se 21 gradë e gjatë verës jo më pak se 27 gradë. Dera frigoriferit nuk duhet që të qëndrojë e hapur. Vëllai të heqë karikuesin nga priza. Kur gjyshin e zë gjumi para TV e t’i afrohesh për t’i marrë telekomandën e thotë mos e fik, ai është momenti që duhet fikur TV pasi nuk po e ndjek kush e është momenti që duhet të kursejmë energji”, shprehej Balluku.
Këto deklarata shërbyen si prelud i mbërritjes së dy anijeve gjeneratorë në Vlorë.
68 milion dollarë qira për dy gjeneratorë që nuk u përdorën
Fushata e sensibilizimit për kursimin e energjisë në gjysmën e dytë të vitit 2022, korrespondon me mbërritjen në Vlorë të dy anijeve që prodhonin energji, dy Tec-e lundruese, të cilat sillnin me vete një faturë të kripur për shtetin shqiptar.
“Tigri 1” dhe “Tigri 3” kështu ishin pagëzuar dy TEC-et lundruese që punonin me naftë dhe mbërritën nga Bangladeshi, sipas një kontrate të nënshkruar mes shtetit shqiptar dhe dy kompanive Excelerate Energy dhe Renco.
Por mbërritja e dy gjeneratorëve lundrues që do prodhonin energji me naftë nxiti shqetësime. Së pari ishte çmimi i kripur që duhej paguar për qiranë e anijeve. Kontrata parashikonte një pagesë prej 68 milion dollarësh nga qeveria shqiptare vetëm për qiranë.
E përpjestuar, shuma llogaritet të jetë rreth 90 mijë euro qira në një ditë. A duhej të ngarkoheshin me një pagesë të tillë qytetarët e vendit më të varfër të Evropës? A ishte e leverdisshme pagesa për këto dy anije?
Koha tregoi se marrëveshja nuk ishte në leverdi të shqiptarëvve. TEC-et lundruese nuk ishin vënë ende në punë, kur çmimi i energjisë në bursa u stabilizua. Rezultoi se energjia ishte më e lirë në treg dhe termocentralet nuk kishin leverdi të viheshin në funksionim.
E njëjta sasi energjie që do të prodhonin TEC-et lundruese ishte më pak e kushtueshme nëse blihej.
Së dyti, problem ishte ndotja e mjedisit që shkaktonin anijet-gjeneratorë. Të vendosura në Gjirin e Vlorës ato rrezikojnë të ndosin keq këtë zonë duke shkaktuar një dëm të ngjashëm me naftë sikur 100 mijë makina, të bënin 100 km çdo ditë brenda përbrenda qytetit. Ky alarm u dha nga ambientalisti Lavdosh Ferruni, i cili e ka denoncuar ashpër këtë katastrofë mjedisore, jo vetëm për dëmin që i bën Vlorës, por edhe për të shkuarën e errët të kompanisë që ka sjellë në Shqipëri termocentralet me emra ekzotikë “Tigri 1” dhe “Tigri 2”.
Pak kohë pas këtij denoncimi, Lavdosh Ferruni u përball me një çështje penale nga kompanitë që sollën TEC-et në Shqipëri dhe që fusin në xhep plot 94 mijë dollarë qera në ditë, pa bërë asnjë punë.
Yuri Kim dhe mburoja amerikane për kontratën e dy anijeve
Ndërsa vala e kritikave që denonconin marrëveshjen për dy anijet gjeneratorë shtohej, në portin e Vlorës u shfaq ambasadorja amerikane Yuri Kim. Në krah të ministres së energjisë, Belinda Balluku, ambasadorja ishte aty si kundërpeshë e të gjithë atyre që denonconin cmimin e kripur të qirasë për gati 94 mijë dollarë në ditë dhe për ndotjen e mjedisit që do të shkaktonin anijet.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Balluku përmend kompaninë ku është punësuar Yuri Kim sot, ExxonMobil, të cilën e falenderon që ndihmoi në sjelljen e anijeve-gjeneratorë në vendin tonë.
“Dua të falenderoj këtu konsorciumin Exelerate Poëer dhe ExxonMobil të cilët na ndihmuan që në Shqipëri të sjellim dy nga anijet e energjisë, të fundit prodhuese të energjisë të lira në treg..” shprehet Balluku.
Në anën tjetër, teksa inspekton gjeneratorët nga brenda, ambasadorja e amerikane në Tiranë nuk e lidh projektin me interesin e saj për një vend pune në të ardhmen. Kim nuk thotë se nëse një ditë ajo do të flakej nga trupi diplomatik në SHBA, do të kishte një punë të sigurtë në një nga kompanitë më të mëdha të naftës në botë. Projekti, sipas Kim kishte si synim të ndihmonte Shqipërinë, sepse një aleate e NATO-s duhej të kishte siguri nga ana energjitike.
“Ne duhet të sigurohemi që aleatë të NATO-s si Shqipëria të jenë më të sigurta, më të begata dhe më të pavarura”, shprehet Kim.
Në video, Kim dhe Balluku premtojnë se TEC-et lundruese do të gjeneronin një sasi energjie që i korrespondonin përafërsisht 15 përqind të nevojave që kishte Shqipëria.
Vetëm se në vitet që pasuan, dy TEC-et lundruese nuk u vunë në punë. Ende sot ato mbetën të ankoruara në Vlorë.
Në janar të vitit 2024, kur u pyet nga gazetarët se përse nuk ishin vënë në punë gjeneratorët lundrues, Balluku hoqi përgjegjësinë nga vetja dhe la të kuptohej se projekti ishte kryer falë ndërhyrjes së ambasadores amerikane Yuri Kim.
“Ka qenë diçka që së bashku me ambasadoren Kim kam punuar shumë për t’i pasur këto Tec-e lundruese”, u tha Balluku gazetareve, duke shtuar se “nëse nuk do të kishim pasur ndihmën e Departamentit Amerikan të Energjisë, nuk do t’i kishim marrë dot kurrë”.
Në gusht të këtij vtit, qytetarë dhe aktivistë protestuan për të kërkuar largimin e dy TEC-eve lundrues që për më shumë se dy vitesh po qëndrojnë në gjirin e Vlorës.
Protesta nisi para Prefekturës së Vlorës dhe vijoi me marshim drejt vendit ku qëndrojnë TEC-et në Tirport, afër Zvërnecit.
Sipas aktivistëve këto anije nuk po prodhojnë energji, por ndotje për mjedisin dhe po ushqehet me paratë e buxhetit të shtetit. “Gjiri i Vlorës është i yni, TEC-et janë të maskarenjve”, ishte një nga pankartat që mbanin në duar aktivistët.
Sot, fakti që Yuri Kim ka kaluar drejtpërdrejt në një post të lartë tek ExxonMobil, kompania që ndihmoi për projektin e dy anijeve, ngre pyetje të forta. A ishte kjo një marrëveshje e keqmenaxhuar për interesat e shqiptarëve apo një skemë ku ndikimi i një ambasadoreje amerikane u përdor për të justifikuar një kontratë të dyshimtë, që solli përfitime për gjithkënd tjetër, por jo për popullin shqiptar?/Lapsi.al
Të fundit
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00