Flash News

Bota

Paralajmëron Putin: Do të përgjigjemi nëse NATO vendos trupa në Finlandë dhe Suedi

Paralajmëron Putin: Do të përgjigjemi nëse NATO vendos trupa

Presidenti Vladimir Putin ka paralajmëruar se Rusia do të përgjigjet "në të njëjtën mënyrë" nëse NATO vendos trupa në Finlandë dhe Suedi, pasi vendet nordike nënshkruan një marrëveshje që hap rrugën për anëtarësimin në NATO.

Ai nuk mund të përjashtoi që "tensione të shfaqen" në marrëdhëniet e Moskës me Helsinkin dhe Stokholmin për anëtarësimin e tyre në NATO.

Duke komentuar sulmin kundër qendrës tregtare në qytetin qendror të Ukrainës, Kremenchuk, Putin vazhdoi duke thënë se Rusia "nuk godet objektivat civile".

Ai tha gjithashtu se "operacioni special ushtarak" po shkon "sipas planit".

Komentet e Putinit vijnë një ditë pasi aleati i NATO-s, Turqia hoqi veton e saj mbi ofertën e Finlandës dhe Suedisë për t'u bashkuar me aleancën, pasi të tre vendet ranë dakord për të mbrojtur sigurinë e njëri-tjetrit.

Latest news