Flash News
Tickets for the England-Albania match are on sale, here's how you can get them
Berisha: I requested an international investigation for January 21, but Ina Rama refused, Rama is responsible
Abuse of the Kardhiq-Delvinë road tender, SPAK demands a year in prison for Sonila Qaton
A criminal incident is prevented in Durrës, three people with weapons and armored vehicles are arrested
Shopping center in Vora engulfed in flames
Berisha: SPAK po manipulon me dosjen e Elbasanit, 1500 kg k*kainë nuk mund të vinin pa një garanci politike
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për media trajtoi ditën e sotme, perpos tjerash edhe çështjen e dosjes së Elbasanit, konkretisht bandës së Suel Çelës.
Gjatë bisedës me gazetarët, Berisha tha se SPAK po manipulon me dosjen e Elbasanit. Sipas tij, 1500 kg kokainë nuk mund të vinin pa një garanci politike, në Xibrakë ishin Edi dhe Olsi Rama
Berisha: Çështja tjetër që dua të paraqes sot para jush është dosja e Elbasanit.
Dosja e Elbasanit përfaqëson aktin më të shëmtuar të narkodrejtësisë shqiptare të kontrolluar totalisht nga narkoqeveria.
Krimet e bandës së Elbasanit, bandave të Elbasanit, të themi të vërtetën nuk është një bandë, por janë 2-3 ose më shumë, tashmë janë universalisht të njohura. Për të patur qytetarët një ide, përveç vrasjeve të shumta që kanë ndodhur midis tyre, banda për të cilën është publikua dosja, banda e Suel Çelës, del se kishte të porositura 1500 kg kokainë nga Ekuadori dhe Hollanda.
Shqipëria është vend kryesor i shpërndarjes së kokainës në Europë. Por të besoj se 1 ton e gjysëm kokainë do të vinin për kokën e Suel Çelës, do të thotë të besosh mashtrimin. Një sasi e tillë kolosale nuk vinte kurrë pa garantin e fortë politik. Ne e pamë në Xibrakë, garanti në Xibrakë ishin Edi Rama dhe Olsi Rama. Ishin të implikuar Olsi, në mënyrë evidente.
Por të besoj se për Suel Çelën do të dërgoheshin 1500 kilogram kokainë, do të thotë të tallesh me veten tënde. Ata dërgoheshin dhe janë dërguar dhe destinacioni nuk është i shpifur, sepse prapa tyre qëndronte Taulant Balla dhe udhëheqja më e lartë e PS.
Pse unë e quajta dosjen një manipulim monstruoz të të vërtetave të manipulimit të kriminalitetit në Elbasan. Sepse publikut shqiptar i paraqiten si autorë kryesorë një grusht emrash, dy gjyqtarë, tre gazetarë, vetëm e vetëm për ta mashtruar publikun.