Flash News

Ditari i Opozitës

Nëna e Monika Kryemadhit merret në pyetje nga SPAK, reagon Meta

Nëna e Monika Kryemadhit merret në pyetje nga SPAK, reagon Meta

Nga Korça kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar SPAK dhe ka cilësuar si politike marrjen në pyetje të nënës së Monika Kryemadhit Fatime Kryemadhi, në kuadër të hetimit pasuror të nisur ndaj çiftit Meta që përfshinë edhe familjarët e afërt të tyre, pas kallëzimit Lobimin në SHBA.

‘Kjo nuk përbën asnjë interes për mua. Është një zonjë e mrekullueshme gjithçka tjetër është politike. Sa herë kam qenë në SPAK kam dalë para gazetarëve. Sa herë të më ftojnë do dal para gazetarëve edhe kur të më fitojnë do u bëj dhe një pyetje

Sepse kanë fituare një mandat tjetër së janë lodhur shumë, për 60 milionë euro. U lodhën shumë duke arrestuar drejtorët për të shpëtuar Eron Velijan. U lodhën shumë duke hetuar PPS, u lodhën shumë duke arrestuar ministra duke shpëtuar Edi Ramën.

Asnjë lloj shqetësimi. Zonja Fatmie është përgjigjur vetë, zonja Monika përgjigjet vet. Partia Lirisë nuk sekuestrohet Partia e Lirisë nuk sekuestrohet.’- tha Meta.

Latest news