Flash News

E-TJERA

Kurban Bajrami, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë uron besimtarët

Kurban Bajrami, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë uron

Besimtarët myslimanë festojnë të premten Kurban Bajramin.

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka shprehur urimet më të përzemërta për të gjithë shqiptarët. Ai ka bërë thirrje që të kthejmë sytë nga të varfit dhe ata që kanë më pak.

“Kurani na mëson se te Zoti nuk arrin as mishi as gjaku, pra nuk është ky qëllimi i Kurbanit, por devotshmëria dhe qëllimi i pastër i zemrës. Le të jetë kjo festë një mundësi, për të thelluar lidhjen tonë me krijuesin, për të forcuar lidhjet me njeri tjetrin dhe për të ndarë me ata që kanë më pak. Le të mos harrojmë të varfrit, fqinjët dhe të afërmit siç na mëson tradita profetike, sepse vetëm përmes ndarjes dhe solidaritetit shfaqim vlerat më të larta të fesë sonë. Në emrin tim dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ju uroj nga zemra Gëzuar Kurban Bajramin. Zoti e begatoftë popullin tonë dhe udhëzoftë njerëzimin drejt paqes dhe mëshirës”, shprehet kreu i KMSH.

Falja e Kurban Bajramit këtë vit nuk do të bëhet në Sheshin Skënderbej, por në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Falja e namazit të bajramit do të bëhet në orën 06:15.

Latest news