Flash News

KRYESORE

Fabregas lë Chelsea-n, i emocionuar për kalimin tek ekipi francez

Fabregas lë Chelsea-n, i emocionuar për kalimin tek ekipi francez

Cesc Fabregas tashmë është zyrtarisht lojtari më i ri i ekipit francez të Monaco-s.

Pas disa sezonesh tek skuadra angeleze Chelsea-t, mesfushori spanjoll kalon tek gjigandi i Francës dhe është shprehur mjaft i entuziasmuar për këtë transferim.

“Është një kënaqësi e madhe të bashkohem me Monacon, është një projekt i ri për mua. Unë jam këtu për të ndihmuar ekipin. Jam duke shikuar një fillim të ri. Unë jam shumë i emocionuar”, tha Fabregas në fjalën e tij.

Kujtojmë se ai u bashkua me Chelsea-n në vitin 2014, pasi u largua nga Barcelona.

Të fundit