Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
Artan Fuga
Sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku ishte vendosur si agjendë edhe paraqitja e konsideratave mbi raportin e Komisionit të Brukselit mbi negociatat mbi Shqipërinë, zyrtarisht u deklarua se politika e jashtme e Shqipërisë është vendosur në të njëjtën linjë me atë të Bashkimit Europian.
Më lindi pyetja: A ka një politikë të jashtme të Bashkimit Europian në kuptimin e një politike të jashtme që konfigurohet si politikë e përbashkët e të gjitha vendeve që bëjnë pjesë në të?
Pa mohuar mjaft unitete politikash dhe qendrime konvergjente, nuk mund të mohohet se vende të mëdhenj e të vegjël që bëjnë pjesë në Bashkimin Europian kanë midis tyre edhe qendrime të ndryshme.
Çfarë do të thotë kjo formulë e diplomacisë shqiptare? Që kur ka dallime madje edhe kundërshti ndaj politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve që i japin tonin politikave të BE, ne marrim apriori anën e BE kundër ShBA?
Ku qenka shkruar kjo në Kushtetutën e Shqipërisë? Ku është marrë ky vendim kaq i rëndësishëm qeveritar? Aq më shumë si një apriori dhe jo si rezultat i reflektimeve të rasteve njeri pas tjetrit.
A nuk do të ishte më mirë që ne të ishim besnikë të interesave të Shqipërisë si vend dhe si komb, pra edhe si vend që dëshiron të integrohet në BE, por edhe si vend i NATO-s, edhe si shtet që përfiton thelbësisht nga politika e jashtme e SHBA?
Mua më duket se pavarësisht që këto vite Shqipëria është orientuar drejt kampit të demokracive perëndimore, politika shqiptare nuk ka arritur të gjejë koherencën reale, pragmatike, analitike për t'u orientuar midis strategjive globale çka reflektohet edhe në qendrimet e sotme në Kuvendine Shqipërisë.
Rasti i sotëm e dëshmoi këtë.
Pastaj për problemet e mëdha globale, përpara të cilave ne si vend jemi shumë i vogël të pozicionohemi, një modesti qendrimesh dhe një farë neutraliteti, do të ishin të bekuar kur bëhet fjalë për kontradikta mes aleatëve tanë.
Veç faktorit gjeopolitik kemi mbetur në vend dhe në aspektin kulturor. Ne ende nuk kemi pranuar se një komb emancipohet në rrugë e sipër, dhe nuk e ndalon procesin e emancipimit sado rrënjë të lashta të ketë. Ende nuk është pranuar se në origjinat tona ne kemi influencat e ndryshme greko-romake që qëndrojnë edhe në origjinat e identitetit europian. Kjo vjen sepse ende rolin që ka luajtur feja në ngjarjet tona historike dhe në psiqikën tonë kombëtare, e kemi pasur vështirë ta rivlerësojmë. Po ashtu kemi injoruar të gjitha ngjashmëritë midis karakteristikave të historisë sonë edhe asaj europiane sakohë ende Kanunin e konsiderojnë kulturë homocidiste dhe kemi injoruar krejt kulturën e fisnikëve shqiptarë deri në daljen e vendit nga Mesjeta. Ne nuk kemi politika kulturore europianiste që ta afronin opinionin publik dhe audiencat tona drejt muzikës, letërsisë, arteve pamore, kinematografisë, poezisë, filozofisë europiane.
Dhe mbi të gjitha politika nuk ka kuptuar atë që kuptuan qindramijra shqiptarë të thjeshtë që u integruan individualisht dhe familjarisht në zemër të Europës. Ata kuptuan që integrimi në BE nuk mund të bëhej për "sytë tanë të bukur". Europa të pranon, sikurse çdo vend, nëse i kërkon, por edhe i tregon sa çfarë mund t'i japësh. Këta emigrantë pranuan të sakrifikojnë duke dhënë me punën dhe sakrificat e tyre për të marrë pastaj për vete dhe fëmijët e tyre një jetë shumë më dinjitoze sesa në Shqipëri.
Kurse në strategjitë tona diskursive dhe politike ne ende kërkojmë, dhe vetëm kërkojmë se çfarë do të na japi Europa. Kurse çështja duhet kapur ndryshe. Përse ne mund t'i vlejmë Europës? Të tregojmë e të organizohemi për të kuptuar se Europa nuk është parajsa e premtuar, por një projekt ku të gjithë kombet kontribuojnë. Ne jemi futur në rolin e zogut të dallandyshes që pret në fole që "mamaja" të vijë ta ushqejë.
Kjo ka qenë dhe vazhdon të jetë fatale.
Nuk mund t'i shesim Europës pozitën tonë gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Ne atë e kemi integruar tashmë duke hyrë në NATO. Prandaj, nuk vlen si argument.
E më në fund, pozicionohemi keq ndaj procesit integrues europian sepse përpara sesa të vlerësojmë vlerat europiane, kemi munguar të respektojmë në masën e duhur, minimale së paku, qytetarin shqiptar.
Ne kemi një ligjë elektorale që na pengon të votojmê lirisht.
Ne nuk kemi zgjidhur problemin e pronës.
Ne nuk kemi një burokraci, pra një nëpunësi asnjanëse, në shërbim të qytetarit.
Ne kemi të inkriminuar ekonominë ose joformale.
Qytetari shqiptar nuk ka të drejtën e aksionariatit masiv duke kaluar nga bursa.
Ne nuk kemi sindikata që të mbrojnë punën sikurse ka e gjithë Europa.
Institucionet publike shqiptare si universitetet, Akademia e Shkencave, Radiotelevizioni shqiptar, Teatri Kombëtar, i Operas, institutet shkencore, etj., sundohen nga ligje krejt të pagjetura që nuk kanë asnjë lidhje me modelet europiane.
Demokracia lokale te ne është në nivelin që politika qendrore sundon këshillat bashkiake.
Transparenca për punët dhe politikat publike është për të vendosur duart në kokë.
Sepse të gjitha këto janë konsideruara jo të pajtueshme me dinjitetin e shqiptarit. U duken si të tepërta për shqiptarin.
Dhe, poqese nuk respekton veten, si do të marri tjetri në konsideratë?
Ja përse, mendoj, kemi ngecur në rrugën tonë. Të gjitha pretekstet se gjoja nuk hapen negociatat sepse është Bashkimi Europian që nuk ka fuqi dhe energji të zgjerohet, se nuk do Presidenti Makron, etj., janë përralla me mbret. Për ne marrëdhënia me Europën është dhe ka qenë thjesht një propagandë elektorale e politikanëve të ndryshëm. Pa strategji të mirëfilltë.
Poqese ne do t'i sillnim BE energji të reja, përse ai do të na konsdieronte ne si një barrë e re mbi supet e veta, dhe jo një shtysë e re përpara për të arritur objektivat e veta?
Pra, në çdo rast jemi ne, si komb e si politikë, që nuk jemi pozicionuar si duhet.
Përse?
1. Pa një strategji konvergjente në politikën e jashtme sikurse u vu re sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku kaosi u shfaq hapur.
2. Pa një orientim kulturor konvergjent me identitetin tonë kulturor drejt një universi të përbashkët vlerash europiane.
3. Me qendrim parazitar dhe pritës dhuratash, dhe jo me një politikë afatgjatë të rolit të Shqipërisë në Europë për aq sa i takon dhe mund të bëjë.
4. Sepse nuk respektohet qytetari shqiptar.
Të fundit
Mungesa e avokatëve bëhet shkak për shtyrjen e gjyqit ndaj Erion Veliajt
10 Qershor 2026, 19:55
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01