Flash News

KRYESORE

Gazetari: Lista e PD nuk është perfekte, por më inkurajuese se e PS

Gazetari: Lista e PD nuk është perfekte, por më inkurajuese se e

Gazetari Sokol Shameti mendon se lista e kandidatëve për deputetë e Partisë Demokratike është më inkurajuese se ajo e Partisë Socialiste.

Shameti shprehet se në listën e demokratëve ka një përqindje më të ulët të biznesmenëve, militantëve, servilëve dhe gangsterave. AI thekson se të rinjtë premtues në PD janë më shumë se te kundërshtarët socialistë.

Reagimi i Sokol Shametit:

JO DHE AQ MIZERJE

Nuk flas dot me kompetencë për listën e kandidatëve të partisë së djathtë PD-së sepse s'jam votues i kësaj partie.

Mirëpo, e krahasuar me listën tjetër të partisë së djathtë PS, shikoj tek kjo e PD-së një përqindje më të ulët për metër katror biznesmenësh, militantësh, servilësh dylekësha, drejtorësh barkderra dhe gangsterësh.

Kjo listë s'është perfekte sepse nuk i përfshin të gjithë ata njerëz me integritet që unë mendoja se duhej të përfshinte. E megjithatë ajo ka një dozë më të durueshme të vjetrish dhe të kompromentuarish sesa lista e PS-së. Njëkohësisht ajo ka një përqendrim më të lartë arsimtarësh, poetësh dhe gazetarësh sesa lista rivale.

Kjo listë prezanton një numër më inkurajues emrash fare të rinj, një sasi më të kursyer nepotizmi dhe një gramaturë më të lehtë pehlivanësh dhe aventurierësh.

Besoj se mënyra krahasimore e të parit se "kush është më pak mizerje nga listat" është e vetmja që mund të bëjë sens në kushtet e një mjedisi politik të degraduar dhe primitiv si ky që kemi në Shqipëri.

Dy profesorë për qytetet e kulturës shqiptare, emrat e rinj të aktivistëve, biznesmenëve dhe gazetarëve në listën e PD

Të fundit