Flash News

KRYESORE

Gazetarja Ornela Gaçe tregon për humbjen e vajzës së xhaxhait në tërmetin e 26 nëntorit

Gazetarja Ornela Gaçe tregon për humbjen e vajzës së

E ftuar në emisionin "Rudina" në Tv Klan, gazetarja Ornela Gace, ka treguar për humbjen e vajzës së xhaxhait.

"Vajza xhaxhait tim, ndodhej në katin e dytë të pallatit 6 katesh në Durrës. I cili për fat të kësaj fatkeqësie natyrore do të thoja, por jo vetëm, unë kam një apel shumë të fortë, për ata që kanë futur duart te kati i parë i asaj banese. Të cilët duhet të jenë personat e parë përgjegjës që duhet të jenë para ligjit. Kam një apel shumë të fortë për këtë, sepse ndoshta nuk do të ishte kjo shifër kaq e madhe humbje jete, brenda këtij pallati."

Ornela shprehet e shqetësuar se si për të bërë një lokal më të bukur, luhet me jetët e njerëzve. Gace tregon se vajza e xhaxhait ka qenë në katin e dytë, direkt sipër lokalit:

"Vajza xhaxhait tim, në atë orë ka tentuar të dalë tek pjesa e derës, por si duket paniku e ka mbërthyer dhe ka tentuar të dalë në pjesën e shkallëve dhe aty pastaj i ka rënë traversa e gjithë pallatit. Deri në momentin e fundit jepte shenja jete, por doli nga rrënojat e pajetë.

Bëhet fjalë për Xhuljeta Gjonajn, 53-vjeçe, e cila nuk ia doli dot. Megjithatë, bashkëshorti i saj ka shpëtuar pasi ka qenë në tualet në atë moment dhe nuk ka dalë nga aty.

Të fundit