Flash News

KRYESORE

Greqia njeh patentat shqiptare, merr fund problemi i shoferëve

Greqia njeh patentat shqiptare, merr fund problemi i shoferëve

Ditën e sotme ëstë zhvilluar takimi i ministrave nga vendet e grupit të Vishegradit dhe 4 vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndër të cilat Shqipëria dhe Kosova. Temat kryesore janë politikat e zgjerimit, energjia dhe e ardhmja e rajonit e Bashkimit Europian.

Top Channel bën me dije se në samitin që ka nisur në mëngjes, teme kryesore do të jetë zgjerimi i Bashkimit Europian. Pala greke dhe Bullgaria, që ka Presidencën aktuale të BE-së, kërkojnë që sa më shpejt të integrohen vendet e rajonit të Ballkanit.

Edhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ndodhet në Athinë. Ditën e sotme do të ketë zhvillime dhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Greqisë. Do të njihen patentat shqiptare dhe mijëra emigrantë nuk do të kenë më probleme me drejtësinë për shkak të tyre. Kjo marrëveshje do të firmoset pasdite.

Ministri i Jashtëm grek do të takohet me palën maqedonase për çështjen e emrit.

Të fundit