Flash News

KRYESORE

Icardi sulmon Interin sërish, PSG merr mesazhin e qartë

Icardi sulmon Interin sërish, PSG merr mesazhin e qartë

Sulmuesi i PSG-së, Mauro Icardi, po luan dhe gjen formën e tij më të mirë te francezët. Ai u largua nga Interi pas një vere me shumë probleme dhe tani po fiton kohën e humbur në ekipin e Thomas Tuchel. Argjentinasi po shënon gola vazhdimisht dhe duket se nuk ështëi vendosur nëse do të qëndrojë në Francë në fund të sezonit, apo do të rikthehet në Itali.

"Duhet të tregoj kualitetet e mia në fushë. Kemi zhvilluar një muaj tetor shumë të mirë, por ka akoma për të bërë. Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. A do të qëndroj? Do të shohim në fund të sezonit, dua të bëj gjëra të mëdha. Për këtë kam ardhur.

"Sigurisht të luash për një klub si PSG është e rëndësishme. Janë një prej më të mirëve në botë dhe do të bëj gjithçka për të qëndruar”, u shpreh Ikardi.

Të fundit