Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
Korrigjimi i kufijve, DW: Eufori e dirigjuar në Luginën e Preshevës
Ditë pune në Preshevë. Nuk gjen askund vend për parkimin e makinës. Ndonëse gati askund nuk gjen një hije për t'u mbrojtur nga dielli përcëllues, rrugët janë të mbushura. Kafenetë plot, ndërsa rreth tavolinave pothuajse sheh vetëm meshkuj. Muzika me zë të lartë, në gjuhën shqipe, dëgjohet gjithandej. Në kafene si edhe në makina. Në rrugë parakalon një karvan dasmorësh me flamuj të Shqipërisë.
Të dhënat e fundit statistikore tregojnë se mbi 95% e banorëve në Preshevë janë shqiptarë. Shumë rrallë dëgjon në rrugë gjuhën serbe. Në tregun e qytetit mbretëron tollovi. „Izvolite" (urdhëroni), thotë një grua e moshuar. Por me të dëgjuar se jam gazetare, interesimi për komunikim zhduket.
Si mendoni, si po jetojmë këtu? Shikoni emrat e rrugëve, dyqaneve... E shihni ndonjë emër serb? Keni përshtypjen se gjendemi në Serbi?! Nuk dua të them asgjë më shumë, sepse më pas nuk do të blejë askush perime nga unë", thotë ajo. Të njëjtin shqetësim ndan edhe një burrë pranë saj.
„Fëmijët shqiptarë pa libra shkollorë"
Shumica e njerëzve në rrugë janë të qetë. Kështu thotë edhe kryetari i komunës Shqiprim Arifi, i cili para pesë vitesh është kthyer nga Gjermania në Preshevë. Ai për të dytën herë ushtron detyrën e kryetarit të bashkisë. Arifi nuk e flet serbishten, ndaj duhet të komunikojmë me ndihmën e përkthyesit.
„Mendimet janë të ndara - disa mendojnë se bashkimi me Kosovën do të shënonte realizimin e ëndërrave të kahershme, të tjerët janë skeptikë", thotë Arifi për Deutsche Ëellen. "Megjithatë pozita e shqiptarëve këtu dallon shumë nga ajo e serbëve në veri të Kosovës. Ata kanë lehtësime ligjore, kanë të drejtën e marrjes së vendimeve për drejtuesit e policisë, në gjykata kanë influencë, e po ashtu në Parlamentin e Kosovës i kanë vendet e rezervuara."
As tri pyetje direkte nuk mjaftojnë që Arifi të thotë prerë se çfarë mendon për idenë e bashkimit me Kosovën. Ai thotë se merret me politikën reale dhe do të realizojë vullnetin e popullit të shprehur para 26 vitesh në referendum - kur shqiptarët janë deklaruar për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Por Arifi me dëshirë flet për mundësinë që shqiptarët të punësohen në Korporatën Energjetike të Serbisë (EPS), në Postë, në kalimet kufitare, dogana, kadastër, Telekom... Arifi pohon se në sipërmarrjet e shtetit punojnë pothuajse vetëm serbët.
„Ne jemi komunë më vete dhe do të duhej të kemi gjykata të pavarura, por nuk i kemi. Nuk kemi as prokukrorin e përgjithshëm. Fëmijët shqiptarë nuk kanë as libra shkollorë dhe detyrohen që tërë kohën në shkollë të mbajnë shënime. Ne tani jemi në Serbinë demokratike, por a vlejnë standardet e njëjta për të gjithë? Nuk kemi pasur as ujë të pijshëm. Sikur të mos ishte bashkësia ndërkombëtare, ky problem nuk do të ishte zgjidhur kurrë. Pse? A është kjo demokraci apo vetëdije nacionaliste?", pyet Arifi.
Në Bujanoc situata është pak më ndryshe. Atje jetojnë pak më pak se 13.000 serbë dhe pak më shumë se 20.000 shqiptarë. Por kjo nuk ndryshon aspak gjendjen në terren. Në rrugë mund të shihen flamuj të shumtë të Gjermanisë, Francës, SHBA, BE, por jo edhe të Serbisë. Në godinën e komunës janë vendosur dy flamuj - i komunës dhe ai i BE. Atmosfera në kabinetin e kryetarit të bashkisë, Shaip Kamberi, është njësoj ai ajo në rrugë. Këtu mund të gjesh të gjithë flamujtë, por jo edhe atë të Serbisë.
Lugina e Preshevës është një temë e harruar me vite të tëra. Kjo është hera e parë që kjo çështje po ndërkombëtarizohet dhe shpresoj se presidenti Thaçi do ta mbajë premtimin që kjo çështje të hapet edhe në negociatat e Brukselit", thotë Kamberi për DW.
„Kemi pritur se me hapjen e kapitujve 23 dhe 24 do të ndodhin gjëra pozitive edhe tek ne dhe se do të respektohen të drejtat e njeriut, minoriteteve, do të vendoset sundimi i ligjit... Tani duket se BE i është përkushtuar më shumë Kapitullit 35 dhe raporteve me Kosovën. Ndaj kemi kërkuar nga presidenti Thaçi dhe delegacioni i Kosovës që ta hapë këtë çështje në dialogun me Serbinë", thotë Kamberi.
Kosova na ka harruar”
Kamberi, i cili flet shkëlqyeshëm serbisht, flet edhe për “përkufizimet”. Ai është skeptik kur flitet për shkëmbimin e territoreve, në veçnati nëse edhe pas vendosjes së kufijve të ri në Serbi mbetet një numër i madh i shqiptarëve. Kjo do të shkaktonte shpërngulje dhe një katastrofë të re humanitare. Kamberi thotë se nuk do të përzihet në negociatat mes Serbisë dhe Kosovës.
Lidhur me premtimin e Aleksandar Vuçiqit se për marrëveshjen eventuale me Kosovën duhet të vendosin në fund qytetarët në referendum, Kamberi thotë: “Varësisht nga pyetja, në referendum do të marrin pjesë edhe shqiptarët. Por autoritetet në Beograd i kanë në dorë të gjithë mekanizmat për influencimin e rezutltatit të referendumit – nëse duan ta bëjnë këtë.”
Kthehemi në Preshevë dhe flasim me një gazetar lokal, i cili është edhe aktivist për të drejtat e njeriut, Belgëzim Kamberi.
Ai është i habitur me këtë që po ndodh kohët e fundit, me euforinë e krijuar. Kamberi rikujton se shqiptarët në jug të Serbisë kanë një problem shumë të madh – mos njohjen e diplomave të arritura në Kosovë. Kamberi dyshon se Thaçi dhe Vuçiq mund të dakordohen për gjëra të rëndësishme, kur dihet se ata nuk janë dakorduar madje as për njohjen e diplomave.
“Mendoj se fjalën kryesore për fatin e Luginës së Preshevës duhet ta kenë njerëzit që jetojnë këtu. Sebia së pari është dashur të flasë me shqiptarët këtu, si një shtet që flet me shtetasit e vet. Kjo duhet të ndodhë edhe mes Kosovës dhe sebëve të Kosovës. Si mund të keni një dialog “atje lart”, në qoftë se nuk keni dialog mes shtetit dhe shtetasve të tij?”, pyet Kamberi në bisedë me DW.
“Ata po kriojnë eufori. E dini çka? Beogradi po na diskriminon me vite të tëra, e Kosova na ka harruar. Plot 20 vjet me radhë Kosova nuk ka dhënë asnjë cent për Luginën. Kjo është shumë me rëndësi! Kjo do të thotë se Prishtina na ka harruar tërësisht. E tani papritur po qan për ne. Mua më duket e çuditshme kjo. Kam frikë se ata po bëjnë pazare me Beogradin”, thotë Kamberi.
Euforia e dirigjuar mund t’i sjellë Kosovës dhe ndonjë argument më shumë në bisedimet me Serbinë. Po çfarë do t’u sjellë qytetarëve të këtij rajoni? Kamberi tund kokën: “Vetëm ëndërra!”.
Të fundit
Mungesa e avokatëve bëhet shkak për shtyrjen e gjyqit ndaj Erion Veliajt
10 Qershor 2026, 19:55
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01


