Flash News

Kosova

"Jam intelektual, jo kriminel", Krasniqi në Hagë: Jam arsimuar që të jem mësues, u detyrova të luftoj për Kosovën!

Krasniqi: Më keni trajtuar si kriminel! As kaq sa më bëtë ju nuk i kam bërë Serbisë

"Jam intelektual, jo kriminel", Krasniqi në Hagë: Jam
Në foto: Jakup Krasniqi përballë tribunalit të Hagës

Nga banka e të akuzuarit, pas deklarimit jo fajtor, për 10 akuzat që rëndojnë mbi të, Jakup Krasniqi është shprehur se është intelektual jo kriminel.

Krasniqi u shpreh se ishte i detyruar të luftonte kundër Serbisë, edhe pse ka qenë i arsimuar për të qenë një mësues. Po ashtu, ai shtoi se nuk i ka keqtrajtuar njerëzit dhe se nuk ka bërë asgjë për ta merituar këtë padrejtësi.

"Këto procedura nga mëngjesi i 4 nëntorit dhe deri të sotmet i konsideroj që janë të papërshtatshme për faktin se ndihem krejt i pafajshëm dhe asnjë arsye nuk ka pasur që të jem këtu.

Për ish-Jugosllavinë ka qenë një trubunal dhe ka pasur të akuzuar, kam qenë dëshmitar i kam thënë të gjitha dhe po të kishte një dëshmi, fakt të inkriminuar jam i bindur që trubunali ndërkombëtar i Hagës do të më dënonte, e shoh si përpjekje të fundit, më vjen keq ta them se në 2006, është bërë një përpjekje, që të ndërtonte dhe një tribunal për Kosovën dhe e arriti qëllimin duke krijuar një tribunal krejt një etnik, kur nuk besoj që s'ka njeri që e di se kush ka bërë krime lufte në Kosovë.

Unë i kuptoj këto njerëz, dhe mënyrën se si sillem, jam intelektual, jam arsimuar për të qenë mësues, por jam detyruar që të luftoj për mbrojtjen e Kosovës, por un as kaq nuk ia kam bërë sa më keni bërë ju, që mi keni lidhur duart duke mi kontrolluar disa herë, keni procedura që mund të jenë të përshtatshëm për kriminelë, por jo për mua. Unë i kam shkruar 15 libra, dhe ndihem shumë mirë, por ndihem keq për padrejtësinë, jo pak por tepër të madhe, as kaq padrejtësi sa më keni bërë nga ora 6 e 4 nëntorit e deri tani se kam merituar dhe s'ka kush që këtë padrejtësi të mundet që ta arsyetojë", tha Krasniqi.

Të fundit