Kosova

Kosova humb 19 vende në lirinë e medias, reagon qeveria

Kosova humb 19 vende në lirinë e medias, reagon qeveria

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar pas publikimit të Raportit të Indeksit për Liri të Shtypit nga Reporterët pa Kufij, ku Kosova u rendit në vendin e 75-të, ekzaktësisht 19 vende më poshtë sesa vitin pararendës.

Kryeziu ka bërë thirrje për mosdekurajim, pasi thotë se ky nuk ka qenë vit i lehtë.

Madje ai thotë se janë dy çështje kryesore që kanë diktuar renditjen e Kosovës në Indeksin e Lirisë së Mediave këtë vit.

Rënia e nivelit të lirisë së mediave sipas tij ka ndodhur për shkak të ngjarjeve në veri.

Të fundit