Flash News

Kosova

Kuvendi voton qeverinë e re, Albin Kurti për herë të dytë Kryeministër i Kosovës

Kuvendi voton qeverinë e re, Albin Kurti për herë të
Albin Kurti, kryeminister i Kosoves

Votohet zyrtarisht qeveria e re e Kosovës.

Kuvendi ka votuar qeverinë e re me 67  vota pro dhe 30 kundër përbërjen e re të Qeverisë së Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Qeveria Kurti 2 është votuar në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të thirrur sot menjëherë pas konstituimit të legjislaturës së tetë të Kosovës.

 Kuvendi i Kosovës, në seancën e sotme ka zgjedhur për kryetar të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufcën, të cilit pas përfundimit të kësaj seance ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar këtë detyrë.

Para se të votohej Qeveria Kurti 2, kryeministri Kuti ka prezantuar në Kuvend programin qeverisës dhe përbërjen e kabinetit qeveritar.

Pas votimit të Qeverisë Kurti 2, janë larguar nga salla e Kuvendit deputetët e PDK-së e LDK-së.

Kjo është hera e dytë që Kurti do të drejtojë qeverinë e Kosovës, pas mandatit të tij të parë, ku mbajti postin si kryeministër për 52 ditë.

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur këtë herë që ta krijojë qeverinë e vetme, pasi ka fituar 50.03 përqind të votave në zgjedhjet e përgjithshme.

Të fundit