Flash News

Kosova

Albin Kurti prezanton emrat e qeverisë së re, tre zv.kryeministra dhe 14 ministra

Albin Kurti prezanton emrat e qeverisë së re, tre zv.kryeministra dhe

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, kandidat për kryeministër, Albin Kurti, pasi ka prezantuar programin qeverisës, ka treguar se kush do të bëjë pjesë në kabinetin e tij, ndërsa pritet të votohet formimi i Qeverisë së re.

Qeveria Kurti pritet të ketë tre zëvendëskryeministra, dy prej të cilëve gra.

Zëvendëskryeministri i parë për integrime evropiane, zhvillim dhe dialog, Besnik Bislimi.

Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Zëvendëskryeministre e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut , Emilja Rexhepi.

Ministër i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ministre e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ministër i Shëndetësisë , Arben Vitia.

Ministre e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë , Arbërie Nagavci.

Ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit , Hajrullah Çeku.

Ministër i Minsitrisë së Administrimit Lokal , Elbert Krasniqi.

Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Ministër i Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural , Faton Peci.

Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla.

Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Ministre e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq

Ministër për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka

Të fundit