Flash News

KRYESORE

Kryemadhi për largimin të rinjve: Shkak politika, nuk jep shpresë

Kryemadhi për largimin të rinjve: Shkak politika, nuk jep shpresë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi fajëson politikën për largimet masive të të rinjve nga Shqipëria. Por një tjetër shqetësim për të është braktisja e fëmijëve shqiptarë nga prindërit.

"Edhe pse pak ditë më parë BE na dha një përgjigje të dëshpëruar, ne të vetmen vlerë, të cilën nuk e tjetërsojmë dot është familja ku bazën tonë të shoqërisë kemi familjen. Një familje e fortë, prodhon një shoqëri të fortë.”, tha ajo gjatë fjalës së saj në Samitin e Paqes.

Më pas u ndal te fakti që prindërit e mijëra fëmijëve shqiptarë, të detyruar nga varfëria, papunësia, pamundësia ekonomike detyrohen të braktisin fëmijët në rrugët e qyteteve evropiane.

“Zoti i ruajt këta fëmijë dhe i faltë prindërit e tyre, vetëm ata e dinë sesa vuajnë në zemër. Vetëm në Itali janë braktisur mbi 1550 fëmijë, sipas UNICEF Italia për vitin 2018. Qindra të tjerë janë në Francë apo Britani.

Kjo është një kambanë alarmi për të gjithë ne. Për ata që duan të dëgjojnë dhe për ata që nuk duan të dëgjojnë" tha kryetarja e LSI-së.

Të fundit